Google ADS

Milan sytë ka ylli i Barcelonës

14:13 | 12 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Milan është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

Francezi është duke kaluar kohë të vështirë të gjiganti katalunas që nga transferimi nga Borussia Dortmund në vitin 2017, transmeton portali arbresh.info.

Sipas raportimeve të fundit, “Rosonerët” janë duke monituruar situtatën e fituesit të Kupës së Botës dhe po kërkojnë transferimin në fund të sezonit.

Dembele është lënduar përsëri te kampioni i Spanjës dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë.

Pos Dembeles, shtatë herë kampioni i Evropës ka interesim edhe për mbrojtësin Jean-Clair Todibo.

Ndërsa në garë për francezin është edhe Manchester City në krye me Pep Guardiolen./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme