Milani thuhet të jetë 1 milionë euro larg për të përmbushur kërkesat e Susot për kontratë derisa çështja vazhdon të zvarritet.
Bazuar në një raport nga gazeta Corriere dello Sport, bisedimet vazhdojnë të jenë “miqësore” mes Milanit dhe Susos, por klubi është i përgatitur për t’i ofruar atij “vetëm 4 milionë euro në sezon”, transmeton portali arbresh.info.
Kjo është në kundërshtim me kërkesën e supozuar të spanjollit prej 5 milionë euro, plus bonuse, dhe gazeta e lartpërmendur shkruan se diferenca “nuk duket e thjeshtë për tu reduktuar”.
Sulmuesi ka ende edhe tri vite në kontratën e tij, por “Rossonerët” dëshirojnë të largojnë klauzolën e tij prej 38 milionë euro.
25-vjeçari vazhdon të jetë në plan të Gennaro Gattusos si një lojtar titullar, por nuk ka shënuar ose asistuar që nga muaji janar./arbresh.info/
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...