Mediumet italiane raportojnë se Milani ka qenë aq i impresionuar nga Ante Rebic saqë dëshiron ta transferojë atë në mënyrë permanente menjëherë këtë verë nga Eintracht Frankfurti, një vit para se t’i përfundojë huazimi.
Ante Rebic u transferua në San Siro nga Eintracht Frankfurti gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2019, me marrëveshje për huazim për dy vjet dhe shkëmbim me Andre Silvën, transmeton Gazeta Express.
Ai fillimisht e kishte pasur të vështirë të gjejë vend në skuadrën e Milanit për tta dëshmuar veten. Megjithatë, kroati ka shfaqur formë të mirë që kur është bërë pjesë e formacionit të parë, duke i shënuar nëntë gola në 21 paraqitje.
Tani, Gazzetta dello Sport dhe Corriere della Sera raportojnë se drejtori ekzekutiv i kuqezinjve, Ivan Gazidis, dëshiron ta blejë në mënyrë permanente 26-vjeçarin menjëherë këtë verë.
Kuqezinjtë nuk kanë opsion për blerje në marrëveshjen për huazim me Eintracht Frankfurtin, edhe pse Il Corriere shkruan se një ofertë prej 25 deri në 30 milionë euro mund të jetë e mjaftueshme. Edhe trajneri që pritet të vijë në vend të Stefano Piolit këtë verë, Ralf Rangnick, thuhet se e do Rebicin në skuadër.
Paga e tij prej tre milionë eurosh e kalon limitin e ri të Milanit prej 2.5 milionë eurosh, megjithatë klubi mund të vendosë të bëjë përjashtim për të, njëjtë si në rastin e portierit Gianluigi Donnarumma.
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...