Google ADS

Milan Skriniar në radarin e Barcelonës

12:24 | 7 Janar 2020
Arbresh Info

Barcelona është duke shfaqur interesim për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Sipas The Mirror, Manchester City që një kohë është duke u munduar ta transferojë lojtarin, i cili po shkëlqen në Seria A dhe Evropë, transmeton portali arbresh.info.

24-vjeçari cilësohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë dhe Real Madrid ka pyetur “Neurazurët” për situatën e kontratë së lojtarit.

Inter ka marrë disa ofertë me vlerë 60 milionë euro, por nuk i ka pranuar.

Kontrata e sllovakut me liderin momental të Seria A skadon në vitin 2023./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme