Google ADS

Milan – Shkëndija, kjo është e tepërt (FOTO)

22:29 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Milan po përballet me Shkëndijën e Tetovës në ndeshjen e ‘Play-Off’-it për Ligën e Evropës.

Milan ka kaluar në epërsi 1:0 me golin e shënuar nga Andre Silva.

Milan e shënon edhe golin e dytë (2:0) me Rikardo Montolivon që shënon në minutën e 25-të.

Nuk ndalen italianët të cilët e shënojnë edhe gfolin e tretë në minutën e 28-të me Andre Silvan.

Pjesa e parë mbyllet 3:0 në të mirë të Milanit.

Milan e shënon edhe golin e katërt në minutën e 67 me Fabio Borinin.

Antonelli e realizon edhe golin e pestë, Milan – Shkëndija, 5:0.

Për 6:0 shënon edhe një herë Rikardo Montolivo.

Ndeshja mes dy skuadrave kuq e zi ka zgjuar interesimin e madh tek tifozët shqiptarë. Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme