Milan ka refuzuar mundësinë për të transferuar mesfushorin e Liverpool, Adam Lallana.
Kontrata e anglezit me “Reds” është drejt fundit, andaj në verë pritet të largohet për një sfidë të re, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Calciomercato, Lallana i është ofruar “Rosonerëve”, mirëpo gjiganti italian nuk mendon se ka kualitetin e duhur për të luajtur në “San Siro”, andaj e ka refuzuar.
31-vjeçari është në “Anfield” që nga viti 2014 dhe iu ka ndihmuar ta fitojnë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon nuk ka qenë shumë i pranishëm shkaku i lëndimeve.
Mesfushori ofansiv gjithashtu ka bërë 34 paraqitje për Kombëtaren e Anglisë./arbresh.info.
“Ik se po të mbys shpulla” – Eskalon debati në kërcënime mes...
Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punës...
Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk
Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të ...
Parlamenti i BE-së miraton një kredi rreth 38 miliardë dolla...
“Nuk flas me pijanece unë”, Mevlani shokon me deklaratë