Milan prezanton fanellën e tretë për edicionin 2020/21

11:47 | 17 Gusht 2020
Arbresh Info

AC Milan-i ka prezantuar fanellën e tretë për edicionin 2020-21, e cila është më ngjyrë të kaltër e inspiruar nga viti 1995-96.

“Rosonerët” fituan Scudetto-n në atë vit dhe tifozët dëshiron ta kujtojnë, andaj fanella do përdoret edicionin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Me disa përforcime AC Milan-i gjatë kësaj merkato mund të jetë kandidat për titull, duke marrë parasysh formën momentale.

Në edicionin 1995-96 “Rosonerët” fituan Seria A me vetëm tri humbje në 34 ndeshje, duke përfunduar në pozitën e parë, tetë pikë më shumë se Juventus-i.

Për më shumë shihni fanellën./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme