Milan po planifikon transferimin e Sven Botman në verë

21:30 | 21 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Skuadra italiane, AC Milan duket se me çdo kusht e do transferimin e mbrojtësit të Lille, Sven Botman.

Gazetari, Ignacio Genuardi raporton se Milani është duke përgatitur ofertën e tyre për të nënshkruar me Botman verën e ardhshme, pasi nuk ka mundur ta sjellë atë këtë muaj.

Qendërmbrojtësi holandez mbetet prioritet për kuqezinjët, megjithëse ata do të kërkojnë të sjellin një qendërmbrojtës në formë huazimi për pjesën tjetër të sezonit.

Botman, i cili ka qenë pjesë e Lille që nga viti 2020 dhe veçanërisht ka luajtur një rol në triumfin drejt titullit të Ligue 1 sezonin e kluar, ka qenë gjithashtu njëri nga objektivat kryesor të Newcastle United këtë afat kalimtar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme