Milan duket se e ka gjetur një sulmues për këtë afat.
Ish-sulmuesi i Atletico Madridit, Yannick Carrasco, aktualisht në klubin kinez, Dalian Yifang, është lidhur me një kalim të janarit në Milano.
Një raport në gazetën italiane ‘Corriere della Sera’ pretendon se anësori belg është lojtari më i fundit që futur në listën e transferimeve të Rossonerëve pas një sërë përpjekjesh të dështuara gjetiu.
Cesc Fabregas, Zlatan Ibrahimovic dhe Luis Muriel, ishin të lidhur me një kalim të mundshëm në ‘ San Siro’, por ato lëvizje dështuan, përcjell lajmi.net.
25-vjeçari, i cili u transferua në Superligën kineze një vit më parë, thuhet se është i hapur për idenë e një kthimi në futbollin evropian për të avancuar në karrierën e tij.
Carrasco u bashkua me Atleticon nga Monako në verën e vitit 2015 dhe shënoi 23 gola në 124 paraqitje, duke përfshirë edhe në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2016.
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...