Një lajm i keq ka ardhur nga kontrollet që sulmuesit, Rafael Leao dhe Pietro Pellegri kanë pasr në lëndimet e tyre mëngjesin e së hënës.
Pellegri u largua në 15 minutat e para të fitores 2-0 të Milan kundër Salernitana në fundjavë, ndërsa Leoao doli në pjesën e parë të lojës, pasi Pioli konfirmoi pas ndeshjes se ka pasur një goditje në këmbë.
Ndërkohë, kishte shpresa që Leao të mund të luante nesër kundër Liverpoolit dhe se zëvendësimi i tij ishte paraprak, por ai pësoi një kontuzuin të fortë muskulor në pjesën e pasme të kofshës së djathtë që në fakt shkaktoi një dëmtim të vogël muskulor.
Sipas gazetarit, Daniel Longo, kjo do të thotë se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen vendimtare kualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...