Google ADS

Milan nis bisedimet me mbrojtësin Aleix Vidal

15:32 | 24 Maj 2017
Arbresh Info

AC Milan është i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e Barcelonës, Aleix Vidal.

Futbollisti i Barcelonës është rikthyer sot (e mërkurë) në stërvitje pas lëndimit që pësoi në muajin shkurt derisa depërtimi në formacionin startues të skuadrës ka qenë i vështirë edhe para lëndimit, transmeton portali arbesh.info.

27-vjeçari, i cili u transferua nga Sevilla në vitin 2015 për 15 milionë euro pas një sezoni fantastik, ka shënuar vetëm katër gola në La Liga.

Sipas raporteve nga mediat italiane, Milan është i interesuar për të siguruar shërbimet Vidalit, i cili është kërkuar edhe nga Interi.

Historia me lëndime e futbollisti nuk duket të jetë aspak pengesë për “Rossonerët” për shkak të aftësive të tij edhe në sulm./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme