Google ADS

Milan në probleme edhe më të mëdha

13:19 | 18 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Milani është futur në një tjetër problem serioz.

Ish-drejtori i Milanit, Marco Fassone, ka vendosur të bëjë padi ndaj klubit për shkak të largimit të padrejtë.

Fassone u shkarkua në korrik nga Elliott Management, i cili mori kontrollin e Milanit pasi Li Yonghong dështoi ta kthej huan nga fondi mbrojtës, përcjell “lajmi.net”.

Megjithatë, ANSA raporton se 54-vjeçari ka bërë ankesën e tij në gjykata, me seancën e parë që do të mbahet të mërkurën.

Avokati i Fassone, Francesco Rotondi, argumenton se shkarkimi i tij ishte ‘hakmarrës’ dhe prandaj kërkoi që ajo të anulohej

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme