Milan ndalet nga Nice, Juventusi fiton ngushtë ndaj Monzas

23:09 | 31 Korrik 2021
A. B.

Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj ekipit francez, Nice në ndeshjen miqësore para fillimit të sezonit të ri.

Ishin francezët që kaluan të parët në epërsi përmes Gouiri në minutën e 59-të nga penalltia.

Olivier Giroud barazoi rezultatin shtatë minuta më vonë, e që në fund doli vendimtar.

Në anën tjetër, Juventusi fitoi ngushtë 1:2 ndaj ekipit të Serie B, Monzas.

Ranocchia kaloi “Zonjën e Vjetër” në epërsi në minutën e 13-të, për ta dyfishuar më pas Kulusevski në të 53-tën.

Krejt çfarë bëri Monza ishte goli i ngushtimit të rezultatit tre minuta para fundit të ndeshjes. D’Alessandro ishte golashënuesi. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme