Milan mund ta mbajë mbrojtësin Simon Kjaer, nëse e paguajnë Sevilla-n vetëm 1.5 milionë euro.
Kjaer u huazua te Milan gjatë afatit të janarit me mundësi blerje dhe ka arritur të jetë në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.
31-vjeçari ka arritur të bëjë shtatë paraqitje nën urdhrat e Stefano Pioli-t, para se të suspendohet sezoni shkaku i koronavirusit.
Sipas Tuttosport, “Rosonerët” duhet të paguajnë vetëm 1.5 milionë euro për danezin sepse atij i ka mbetur vetëm 12 muaj kontratë.
Milan gjithashtu është duke kërkuar lojtarë të moshës së re, andaj dëshiron ta mbajë Kjaer shkaku i eksperiencës./arbresh.info.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës