Milan mposhtë Spalin e Etrit Berishës, kualifikohet tutje në Kupën e Italisë

19:56 | 15 Janar 2020
Arbresh Info

Milan ka arritur të kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Italisë, pasi mposhti Spal me rezultat 3 – 0.

Piatek i zhbllokoi shifrat në minutën e 20-të ndërsa Castillejo dyfishoi rezultatin në minutën e 44-të, transmeton portali arbresh.info.

Edhe në pjesën e dytë vendasit ishin dukshëm më të mirë, kurse golin e fitores e shënoi Hernandez në minutën e 66-të.

Milan në ndeshjen e radhës në kuadër të Kupës së Italisë do të përballet me Torinon./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme