Milan mposht “macen e zezë” dhe rikthehet te triumfi ndaj Sassuolos në “San Siro” pas afro pesë vitesh, me fitoren e fundit në shtëpi ndaj këtij kundërshatri që për “kuqezinjtë” daton më 2 Mars 2019.
Milan mori tri pikët në takimin e javës së 18-të të Serie A, duke e mbyllur 2023-shin me fitoren 1-0, ndërsa skuadra e Nedim Bajramit, me shqiptarin që luajti nga minuta e parë, e mbyll me disfatë vitin.
“Djalli” pati mundësinë që të zhbllokonte takimin që në pjesën e parë por të dy golat, të minutës së 8’ dhe 33’ nuk u quajtën, pasi kishte pozicione të parregullta.
Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua në minutën e 59’, me Pulisic që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhuruar nga Bennacer dhe zhbllokoi, por njëkohësisht edhe vulosi këtë takim.
1-0 dhe Milan renditet në vend të tretë me 36 pikë, teksa Sassuolo në vend të 16-të me 16 pikë.
Ndërkohë mesfushori i kombëtare shqiptare të futbollit, Nedim Bajrami luajti për 65 minuta dhe shfaqi formë të mirë.
Verona bie në shtëpi ndaj Salernitanas, me miqtë që fituan me rezultatin minimal 0-1. Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 48’, me Tchaouna që vendosi ndeshjen.
Pas javës së 18-të, Verona renditet në ven dtë 17-të me 14 pikë, teksa Salernitana qëndron ën vend të fundit me 12 pikë.
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell