Milan ka marrë një lajm fantastik pasi portieri i tyre, Mike Maignan është rikuperuar dhe pritet të jetë gati në fundjavë.
Portieri i “Rossonerëve”, Mike Maignan është afër rikthimit dhe sipas mediave italiane, ai mund të jetë gati për ballafaqimin që nga ndeshja e ardhshme ndaj Sassuolos.
Portieri francez pësoi një dëmtim në kyçin e dorës gjatë detyrës ndërkombëtare me Francën dhe ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.
“Corriere della Sera” raporton se 26-vjeçari po i afrohet një rikthimi dhe beson se ai mund të kthehet në fushë tashmë kundër Sassuolos në fundjavë.
Kirurgu që operoi kyçin e dorës së tij thuhet se i ka dhënë leje ish-yllit të Lille të rifillojë të luajë./Arbresh.info
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person