Google ADS

Milan me tre pikë të mëdha nga Bologna

17:04 | 30 Janar 2021
Arbresh.info

Skuadra e Milanit kthehet me tre pikë të mëdha nga Bologna. “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Bologna-s, në takimin e javës së 20-të në Serie A.

Në minutën e 55-të, trajneri serb Sinisha Mihajlloviq përjashtohet nga loja, për shkak të reagimit në momentin kur u akordua penallti për Milanin.

Në minutën e 26-të, Ibrahimoviq godet nga penalltia përtoke në këndin e djathtë, pret portieri Skorupsk por topin e rikthyer Rebiç e fut në rrjetë, 1:0.

Në minutën e 55-të, Kessie shton epërsinë 2:0 dhe në atë të 81-tën Poli ngushton humbjen në 2:1. Milani kryeson me 46 pikë, ndërsa Bologna është në pozitën e 13-të me 20 sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme