AC Milan ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Benevento që do luhet në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A.
Simon Kjaer dhe Samu Castillejo janë kthyer për në skuadër, por Theo Hernandez është pezulluar dhe nuk do paraqitet ndaj Benevento, transmeton lajmi.net.
‘Rossonerët’ do të kenë të gatshëm qendërmbrojtësin Kjaer për herë të parë që nga lëndimi tij kundër Celtic në Europa League me 3 dhjetor. Castillejo gjithashtu ka është rikthyer, ndërsa Franck Kessie ka përfunduar pezullimin e tij në që morri në fitoren 3-2 ndaj Lazios.
Sidoqoftë, Theo Hernandez është pezulluar dhe nuk do të mund të paraqitet për klubin.
Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennacer, Matteo Gabbia dhe Alexis Saelemaekers janë ende jashtë.
Lojtarët e grumbulluar ndaj Benevento: A Donnarumma, G Donnarumma, Tatarusanu; Calabria, Conti, Dalot, Duarte, Kalulu, Kjaer, Musacchio, Romagnoli; Calhanoglu, Castillejo, Diaz, Frigerio, Hauge, Kessie, Krunic, Tonali; Colombo, Leao, Maldini, Rebic.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...