Google ADS

Milan konfirmon edhe tre lojtarë tjerë të infektuar me COVID-19, shumë mungesa ndaj Romës

08:29 | 6 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Skuadra italiane, AC Milan ka njoftuar se edhe tre lojtarë tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Thuhet se bëhet fjalë për Fikayo Tomro, Alessio Romagnoli dhe Davide Calabria.

Tre lojtarët e infektuar do t’iu bashkohen emrave si Ciprian Tatarusanu dhe Samu Castillejo, të cilët janë në izolim që disa ditë.

E kjo gjë, sugjeron se ata nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen e parë për vitin 2022 të Rossonerëve kundër Romës, e cila zhvillohet të enjten me fillim nga ora 18:30.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ende nuk e ka bërë të ditur listën e skuadrës ssë tij për ndeshjen nga Giallorossëve, anaj ende nuk është e ditur për lojtarët që do t’i ftojë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme