Milan – Inter, formacionet e mundshme të derbit më të madh italian

10:41 | 7 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Kampionati italian i futbollit, Serie A sjellë sot njërin nga derbit më të madh lokal në botë, atë ndërmjet Milanit dhe Interit.

Me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “San Siro” trajneri Stefano Pioli dhe Someone Inzaghiu do të testojnë forcat e tyre, në luftën serioze për titull.

Duke u renditur në vendin e dytë në renditjen tabelare me 31 pikë, me një fitore eventuale të Milanit do t’i largonin edhe më shumë rivalët e tyre të cilët gjenden në vendin e tretë me 24 pikë.

Në këtë sfidë, “Nerazzurët” udhëtojnë me skuadër të kompletuar, derisa “Rossonerët” kanë disa mungesa të mëdha si Maignan, Theo Hernandez dhe Castillejo.

Formacionet e mundshme:

Milan (4-2-3-1): Tatarusanu, Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Toure, Tonali, Kessie, Saelemaekers, Diaz, Leao dhe Ibrahimovic.

Inter (3-5-2): Handanovic, Skriniar, de Vrij, Bastoni, Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic, Dzeko dhe Martinez./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme