Milan ia zvogëlon çmimin Kessie, dy gjigantët evropianë në garë

11:41 | 26 Maj 2020
Arbresh Info

AC Milan në verë mund të detyrohet të shesë mesfushorin Franck Kessie, derisa PSG dhe Napoli janë tejet të interesuar.

Sipas Le10 Sport, “Rosonerët” mund ta shesin ish yllin e Atalanta për 13 milionë euro, vlerë e cila është shumë e lirë në krahasim me çmimin e disa muajve që e kishte 30 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Napoli është tejet i interesuar për lojtarin e Bregut të Fildishtë sepse trajneri Gennaro Gattuso, dëshiron ribashkimin në “San Paolo”.

Ndërsa, PSG është duke kërkuar disa mesfushorë dhe në listën e drejtorit sportiv, Leonardo prinë Kessie që ka kaluar disa sezone të mira me shtatë herë kampionin e Evropës.

Kontrata e Kessie skadon në qershor të vitit 2022, ndërsa këtë sezon ka bërë 23 paraqitje në Seria A, duke gjetur rrugën drejt golit një herë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme