Milan-i mëson sa do të mungojë Çalhanoglu

18:56 | 20 Tetor 2020
Arbresh Info

AC Milan-i do jetë pa yllin e skuadrës, Hakan Çalhanoglu për së paku 10 ditë.

Turku pësoi lëndim gjatë stërvitjes me skuadrën para sfidës ndaj Celtic-ut në Evropa Ligë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Sky Sport Italia, ky lëndim do e mbajë jashtë fushe për së paku 10 ditë.

Kjo nënkupton, që lojtari do mungojë në tri ndeshjet ndaj Celtic-ut, Romës dhe Sparta Prague.

Ai gjithashtu është në dyshime për ndeshjen ndaj Udisnese, andaj rikthimin e sigurt do e bëjë pas pushimit internacional në nëntor.

Mesfushori këtë edicion ka nisur në mënyrën më të mirë duke kontribuar me katër gola dhe tri asistime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme