Google ADS

Milan-i i gatshëm të shpenzojë 75 milionë euro për tre lojtarë

10:36 | 8 Korrik 2020
Arbresh Info

Milan është i interesuar për shërbimet e Sandro Tonali-t, Dusan Vlahovic dhe Kristoffer Ajer.

Toanli shihej se do t’i bashkohet Inter-it, mirëpo me trajnerin Ralf Rangnick, që në verë do i bashkohet “Rosonerëve” është admirues i lojtarit.

Thuhet se Milan do provojë të transferojë 20-vjeçarin, i cili ka dhënë gjashtë asistime dhe ka shënuar një herë në 27 ndeshje këtë sezon.

Por, në garë për italianin mbesin Inter e Juventus.

Sipas Sky, interesim Milan-i ka edhe për Vlahovic, i cili shihet si partneri ideal i Ante Rebic.

Milan gjithashtu synon të përforcojë mbrojtjen, derisa Ajer shihet si lojtari adekuat.

Të tre lojtarët, shtatë herë kampionit të Evropës do i kushtojnë 75 milionë euro./arbresh.info.

Të ngjashme