Milan nuk është duke u paraqitur më se miri në ndeshjet parasezonale që është duke i zhvilluar në Amerikë dhe në Kinë. Shtatë herë kampioni i Europës sot ka pësuar nga Benfica
AC Milan nuk është duke shkëlqyer në ndeshjet e saj parasezonale.
Pas humbjes prej 1-0 kundër Bayern Munichut, ku edhe ju lëndua blerja e tyre më e re, Theo Hernandez, tani skuadra italiane ka humbur edhe nga Benfica në kuadër të ndeshjes së dytë të International Champions Cup.
Pjesa e parë e ndeshjes së sotme në mes të Milanit dhe Benficës u dominua tërësisht nga Milan por që rastet e krijuara nuk u shndërruan në gol.
Kjo duket se ju hakmor skuadrës italiane, të cilët në pjesën e dytë pësuan gol në minutën e 70-të.
Adel Taarabt goditi fuqishëm dhe arriti që ta kalojë në epërsi skuadrën portugeze.
Pavarësisht se Milan tentoi ta barazoi rezultatin nuk arriti që ta bëj këtë dhe në fund mbeti pa asnjë pikë të fituar nga dy ndeshje të zhvilluara. Benfica me këtë fitore arrin në kuotën e nëntë pikëve dhe duhet të pres edhe disa ndeshje të Manchester United për t’u konfirmuar si fituese e International Champions Cup më 9 pikë. Skuadrat në këtë turne luajnë nga 3 ndeshje, kurse Benfica ka fituar 3 prej tyre. /GazetaExpress/
Kearns,Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që fi...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...