Milan është afër finalizimit të rinovimit me Theo Hernandez

23:42 | 19 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Skuadra italiane, Milan është afër finalizimit të rinovimit të kontratës për Theo Hernandez.

Gazetari italian, Rudy Galetti raporton se anësorit francez do t’i ofrohen 5 milionë euro në sezon në një kontratë 5-vjeçare.

Marrëveshja aktuale e 24-vjeçarit skadon në vitin 2024, por kuqezinjët kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij edhe për dy vite tjera.

Hernandez, i cili kohët e fundit është lidhur me Manchester Cityn do të shohë gjithashtu që paga e tij vjetore të rritet në 5 milionë euro.

Theo Hernandez është pjesë e Milanit që nga viti 2019 kur u transferua nga Real Madrid për 20 milionë euro./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme