Milan e mbyll shumë keq edicionin

17:11 | 28 Maj 2017
Arbresh.info

Cagliari e mposhti me rezultat 2:1 Milanin, në ndeshjen e javës së fundit në Serie A në futboll.

Në minutën 17-të, Joao Pedro, doli i vetmuar me portierin Donnarumma dhe shënoi për 1:0. Në minutën e 62-të, Carlos Bacca dështoi nga penalltia, pasi gjuajtjen e tij e mbrojti portieri i Cagliari-t, Crosta.

Nëntë minuta më vonë, Gianluca Lapadula ka qenë i saktë nga penalltia dhe barazoi rezultatin 1:1. Në minutën e 76-të, Milani mbetet me një futbollist më pak, Paletta u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë, kurse Pisacane në minutën e 90+1 shënoi për fitoren e Cagliari-t.  Milani përfundoi në vend të 6-të me 63 pikë, kurse Cagliari i 11-ti me 47 sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme