Google ADS

Milan e konfirmon lëndimin e Ibrahimovic, lojtari nuk ka probleme te akili

12:38 | 26 Maj 2020
Arbresh Info

AC Milan sot (e martë) ka konfirmuar se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, është lënduar në stërvitje.

Suedezi u rikthye në Itali para disa jave, mirëpo një javë pasi iu dha e drejta për t’u stërvitur, pësoi lëndim të thembra, ndërsa dje kishte raportime se u lëndua te akili, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Milan përmes një komunikate ka vërtetuar se lëndimi është i vërtetë, por akili është i paprekur.

https://twitter.com/acmilan/status/1265224803285434370

“Milan raporton se Ibrahimovic në stërvitjen e djeshme pësoi lëndim te muskujt soleus në pjesën e djathtë. Tendoni i akilit është i paprekur. Kontrolli instrumental do bëhet brenda 10 ditëve”, shkruhej në komunikatë.

Ky është lajm i mirë për 38-vjeçarin, sepse lëndimi në akil mund t’i shkaktonte të përfundonte karrierën, pasi nevojiten muaj për tu shëruar./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme