Google ADS

Milan e ka ndarë mendjen për Montellan

16:44 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Marco Fassone shefi i Milanit, ka insistuar se “Derbi della Madonnina” nuk do të jetë vendimtar për fatin e trajnerit Vincenzo Montella. Por, ai shpreson se rindërtimi i Rossonerëve nuk do të shkojë gjatë.

Nuk do të jetë derbi vendimtar për Montellan. Trajneri ka përkrahjen e plotë dhe përsëris se kam besimin e plotë për të”, ka deklaruar Fassone për mediat italiane, përcjell Express.

“Filluam një projekt afatgjatë, jo vetëm për 7-8 ditë. E dimë se merr kohë, por ne shpresojmë të mos zgjasë shumë. Derbi nuk do të jetë vendimtar as për Milanin. E dimë se është ndeshje e rëndësishme sepse nisim takimin pas dy humbjeve, por ‘vendimtare’ është fjalë e madhe”, ka theksuar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme