Kjo e hënë shënoi nisjen e një jave vendimtare për Milanin, që ndodhet në një udhëkryq për të ardhmen e sezonit, që ndërthur merkaton e blerjet e reja, anën financiare, por gjithashtu prestigjin që ofrojnë garat kontinentale.
Lojtarët e rinj që pret trajneri Gattuso do të varen nga vendimi i UEFA-s, nëse do t’i përjashtojë kuqezinjtë nga Europa League.
Më 7 qershor drejtues të klubit mund të thirren në Dhomën gjykuese të qeverisë kontinentale të futollit, për të dhënë garanci për financat dhe për të hequr dyshimet mbi fondet e aksionerëve kinezë.
Nëse konfirmohet Europa League, Milani mund të mendojë 3 blerje të rëndësishme, në të kundërt do të kënaqet me transferime “low cost”, për të mos thënë me parametra zero.
Kolumbiani Falcao është emri i fundit i dalë në skenë, një goleador i konfirmuar që mund të vijë pa shumë sforcime financiare nga Monaco, madje mund të përfshihet në kundërpesha teknike nga ana e skuadrës së Principatës.
Një tjetër objektiv është Belotti, sulmuesi i vlerësuar 100 milionë nga Torino, që tani ndoshta vlen sa gjysma. Tifozët ndërkohë presin rifinancimin e borxhit përmes fondit “Elliott”, në një xhiro parash dhe aksionesh me hije të dyshimta që kanë alarmuar UEFA-n.
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...