Milan dëshiron që Ibrahimovic të mbetet në “San Siro”

14:00 | 29 Prill 2020
Arbresh Info

Ylli i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic mund të qëndrojë edhe më shumë se sezoni momental në “San Siro”.

Suedezi gjatë afatit të janarit u rikthye te “Rosonerët” duke nënshkruar kontratë për vetëm gjashtë muaj, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, forma e mirë se bashku kualitetin që ka sjellë të bashkëlojtarët, ka bërë që Milan të dëshirojë që 38-vjeçari të qëndrojë edhe më shumë.

Sipas Calciomercato, Milan kur të rifillojë sezoni do e vazhdojë kontratën edhe për se paku një sezon me Ibrahimovic.

Gjatë këtij sezoni ish ylli i PSG-s ka shënuar katër gola në 10 paraqitje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme