Milani dhe Chievo kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Rossonerët janë nikoqir të Chievos në takimin e vlefshëm për javën e 29-të në kampionatin italian.
Skuadra e Gennaro Gattusos vjen nga tetë ndeshje pa humbje në Serie A dhe me katër fitore radhazi, kështu që dëshiron ta vazhdoj serinë e fitoreve për të shpresuar për një vend në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Chievo është jashtë formës me dy humbje radhazi dhe do të donte ta nxirrte së paku një barazim për të qëndruar në pozitat që nuk ia rrezikojnë mbijetesën.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Milan: Donnarumma; Borini, Bonucci, Zapata, Rodriguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu
Chievo: Sorrentino, Cacciatore, Tomovic, Bani, Jaroszynski; Castro, Radovanovic, Depaoli; Giaccherini; Stepinski, Inglese.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...