Milani ka arritur rekordin 56-vjeçar të klubit me fitoren në Europa League.
Shtatë herë kampioni i Evropës e nisi me këmbë të mbarë edhe në Europa League, duke e mposhtur 3-1 skuadrën e Celtic Glasgoëut.
Kuqezinjtë tani kanë shënuar dy e më shumë gola në 10 ndeshje më radhë për herë të parë që nga viti 1964, duke vazhduar formën mbresëlënëse edhe në sezonin 2020/21.
Të besuarit e Stefano Piolit tashmë kanë shkuar në katër fitore me radhë në Serie A dhe sfidën e radhës përballen me Romën, të hënën.
Milani më pas do të kthehet në aksion në Europa League tri ditë më vonë, derisa në vikend do të takohet në Serie A me Hellas Verona. /Gazeta Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...