AC Milan dhe Torino kanë arritur marrëveshje për transferimin e Soualiho Meite, si huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje.
AC Milan ka nënshkruar marrëveshjen me Torino për Soualiho Meite, sipas raporteve në Itali, marrëveshja përmban një huazim me mundësi për të blerë në fund të sezonit, por Mohamed Simakan, i cili fillimisht ishte caku kryesor i “Rossornerëve”, po shkon në RB Leipzig.
Sipas “Sky Sport Italia”, thuhet se të dy klubet tani kanë rënë dakord për të gjitha detajet për mesfushorin , Meite. Ai do të udhëtojë në Milano këtë mbrëmje, për të kryer kontrollet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën të premten, transmeton lajmi.net.
Meite arrin në huazim nga Torino me një mundësi për të blerë në fund të sezonit, siç thuhet në artikull, shifra e transferimit kap koston 9-10 milionë euro.
Ndërsa, Mohamed Simakan është gati të transferohet në Gjermani, tek RB Leipzig.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...