Milan arrin marrëveshje për Hauge-n

08:14 | 29 Shtator 2020
Arbresh Info

AC Milan-i ka arritur marrëveshje me Bodo/Glimt për sulmuesin Jens Petter Hauge.

Agjenti ishte të “Rosonerët” dje për tu takuar me drejtorët Paolo Maldini dhe Ricky Massara, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Tuttomercatoweb, marrëveshja doli e suksesshme dhe së shpejti do finalizohet transferimi.

Manchester United, City dhe Brighton gjithashtu ishin të interesuar, mirëpo Milan-i ka fituar garën.

Marrëveshja është më vlerë pesë milionë euro dhe testet mjekësore do përfundohen në ditët e ardhshme,

Talenti norvegjez edicionin e ardhshëm bëhet 21-vjeç./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme