Milan ka arritur marrëveshje bazë me Girondins de Bordeaux për mesfushorin Yacine Adli për 10 milionë euro, përfshirë bonuset, raportojnë mediat në Itali
Sipas Calciomercato, dy klubet janë duke punuar në detale sot për ta përfunduar marrëveshjen.
Kuqezinjtë do të paguajnë 10 milionë euro, përfshirë edhe bonuset në bazë të paraqitjeve për talentin 21 vjeçar.
Ky nënshkrim u bë edhe më shumë i nevojshëm pas lajmit se Franck Kessie ka pësuar një lëndim muskulor, i cili do ta lë jashtë atë për disa javë.
Interes për Adli ka pasur po ashtu nga shumë klube si Lille, por Milano ishte gjithmonë favorit. Produkt i akademisë së të rinjve të PSG-së, Adli ju bashkua Bordeaux në janar të vitit 2019 për 5.5 milionë euro.
Ai është parë si zgjidhje e parë për formacionit të tij, edhe për shkak të gjithanshmërisë së tij, ai mund të luajë si mesfushorë defansivë por edhe në pozita sulmuese dhe mesfushorë ofensivë pas sulmuesve. Kjo bën që ai të zevënsësojë edhe Bennacer apo Brahim Diaz, varësisht nga situata. /GazetaExpress/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë