Mikpritje jo e mirë – tifozët e Athletic Bilbaos e gjuajnë me shishe autobusin e Real Madridit

21:06 | 3 Shkurt 2022
KRG

Nuk ka mbetur shumë që nga fillimi i ndeshjes Athletic Bilbao – Real Madrid, në kuadër të çerekfinales së Kupës të Mbretit.

Dy skuadrat spanjolle do provojnë vetëm që të fitojnë, në mënyrë që të kualifikohen në fazën tjetër, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, mirëpritja e lojtarëve të Real Madridit nuk ka qenë e mirë nga tifozët vendas.

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare: Athletico Bilbao – Real Madrid

Tifozët vendas janë mbledhur duke e gjuajtur autobusin e Real Madridit me shishe.

Ndërkohë, kjo ‘urrejtje’ mund të jetë edhe shkaku i finales të Superkupës së Spanjës, ku “Los Blancos” disa javë më parë mposhten Bilbaon dhe fituan trofeun e parë për këtë vit.

Takimi nis në ora 21:30.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme