Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta ka kërkuar nga klubi transferimin e mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot.
Tekniku spanjoll ka nënshkruar kontratë trevjeçare e gjysmë me “Topçinjtë” të premten e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Arteta është ndarë i kënaqur me skuadrën e Arsenalit, mirëpo dëshiron të bëjë disa përforcime.
Sipas The Times, mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot mund të jetë transferimi i parë.
Francezi iu bashkua “Zonjës së Vjetër” si lojtar i lirë gjatë afatit veror dhe ka bërë vetëm pesë paraqitje në formacionin startues ndërsa shpreson që të largohet nga Juve në formë huazimi.
Arsenal sot (e enjte) do luajë kundër Bournemouth./arbresh.info.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...