Mikel Arteta i është përgjigjur Pep Guardiolës pasi trajneri i Manchester Cityt dha një përgjigje të prerë kur u pyet për Arsenalin në një konferencë për shtyp.
Dy ekipet luajtën baras 2-2 në ‘Etihad Stadium’ të dielën e kaluar me ndeshjen e cila u shoqërua me plotë tensione.
Tekniku spanjoll ishte kritikuar nga tifozët e Arsenalit për çasjen që pati në ndeshjen ndaj Manchester Cityt pasi ata mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Leandro Trossard.
Bernardo Silva pas ndeshjes kishte thënë se vetëm një ekip kishte ardhur në ‘Etihad’ për të luajtur futboll, përkundër faktit që City shkoi në pushim mes pjesëve në disavantazh prej 2-1.
Arteta kur u pyet për komentin e Guardiolës, nuk preferoi që të jap një përgjigje.
“Nuk kam koment. Unë kam qenë atje më herët. Isha atje për katër vite, i kam të gjitha informacionet kështu që e di, më besoni”.
“Mund të ketë lidhje me të gjitha proceset tani, akuzat me të cilat po përballen. Ndoshta është për këtë arsye”.
“Unë kam raporte të mira me të. Shpresoj që ai mund të bëjë saktësisht atë që e mendon kur thotë se ai është aty dhe e di se çfarë po ndodhë atje”.
“E përsëris shumë qartë, e dua Pepin, e admiroj Pepin. E respektoj atë aq shumë për çdo gjë që ka bërë për mua, e konsideroj atë si një mik”, përfundoi Arteta./Telegrafi/
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...