Jake Paul e ka përmendur Mike Tysonin si një nga kundërshtarët e preferuar për këtë verë, ndërsa legjenda e boksit nuk do të hezitonte t’i dalë përballë boksierit aspirues.
Personaliteti i famshëm i mediave sociale, i shndërruar në boksier, në muajin gusht do të rikthehet në ring, ndërsa ‘Iron Mike’ është ndër të preferuarit e tij për t’u përballur.
Tyson është pensionuar nga boksi profesionist në vitin 2005, mirëpo u rikthye në vitin 2020 për një meç miqësor ndaj Roy Jones Jr.
Dhe natyrisht në rast se plotësohen kërkesat e tij financiare, 55-vjeçari do të ishte i gatshëm të rikthehej ndaj ‘Fëmijës problematik’.
Gjatë pjesëmarrjes në podcastin Club Random, nikoqiri Bill Maher e pyeti nëse do të ndeshej me Paul dhe përgjigja e Mike ishte: “Absolutisht”.
“Do t’i telefonoj gjatë të premtes dhe do të bisedojmë”, shtoi tutje legjenda duke lënë të kuptohet se meçi mund të realizohet në të ardhmen.
Përkundër moshës dhe pensionimit për afro dy dekada, Tyson mund të jetë kundërshtari me kredenciale më të mira që është përballuar 25-vjeçari Paul deri më tani. /Telegrafi/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...