Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka folur hapur për sulmet e tmerrshme seksuale që ai vuajti në fëmijëri dhe si gjatë asaj kohe iu bë e vështirë bota në të cilën jetonte.
Babai i tetë fëmijëve ka përshkruar një situatë gjatë fëmijërisë, që lidhet direkt me sulm seksual, transmeton portali arbresh.info
“Përderisa po ecja nëpër një rrugë të Brooklyn-it një burrë më rrëmbeu nga rruga”, ka thënë ai.
Ai ishte ‘ngacmuar’ dhe ‘abuzuar seksualisht’ para se të arrinte të largohej.
Tyson kurrë nuk e ka parë abuzuesin e tij dhe kurrë nuk ka folur për këtë me askë, madje nuk ka treguar as në polici nga frika se mund të gjykohej.
Pas shumë vitesh, ai ka folur për këtë temë me gazetarin e ESPN, ku ka shpalosur shumë detaje nga jeta e tj.
Kur u pyet se pse nuk e kishte përmendur këtë ngjarje më parë, ai u përgjigj: “Nuk ishte puna e askujt, njerëzit thjesht nuk flasin për këto punë, sepse disa besojnë se i demaskon ata”.
“Megjithatë, kam kuptuar se këto ndodhi nuk të bëjnë më pak njeri”, shtoi ai.
Pavarësisht nga vetja, ish-kampioni i boksit tha se ‘ndoshta’ ndihej i turpëruar për atë që i ndodhi atij.
Por shtoi, se ishte pikërisht ai incident që i dha fuqi të bëhej ky që është sot./Arbresh.info
https://vimeo.com/226342185
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...