Portieri i Milan, Mike Maignan ka dalë në konferencë për media në krah të trajnerit Stefano Pioli, në prag të ndeshjes së Champions League kundër Paris Saint-Germain, që luhet këtë të martë në “San Siro”.
Francezi është pyetur se nëse pas largimit të Zlatan Ibrahimovic, a ndjehet ai si Ibra në dhomën e zhveshje dhe portieri theksoi se Milan ka lidera të tjerë pas largimit të suedezit.
“Unë jam Mike dhe Ibra është Ibra. Unë jam një lider natyral, jap më të mirën nga vetja. Ne humbëm Ibrën, i cili ishte lider, por ky ekip ka drejtues të tjerë. Unë kam shumë respekt për të, por të kaluarën është e kaluara”-tha ai.
Ndërsa duke folur për të ardhmen, Maignan theksoi se dëshiron të vazhdojë punën te “kuqezinjtë” e Italisë dhe se synon të fitojë trofeun “Yashin” dhe “Topin e Artë” në të ardhmen.
“Më pëlqen të jem këtu. Nuk kemi filluar të flasim për rinovimin sepse mendoj se nuk është momenti ideal si për mua ashtu edhe për klubin. Unë gjithmonë dua të fitoj dhe nëse do mund të fitoj çmimin ‘Yashin’ dhe ‘Topin e Artë’ nuk do të përmbahem”-u shpreh ndër të tjera Mike Maignan./ss
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...