Google ADS

Mihajlovic nis kimioterapinë

19:14 | 18 Korrik 2019
Arbresh Info

Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihalovic ka nisur kimioterapinë pas diagnostikimit me leukemi akute.

Strategu 50-vjeçar ka qenë në spitalin Sant’Orsola që nga e hënë, ku ka kryer testet e tjera për të identifikuar llojin specifik të sëmundjes, transmeton portali arbresh.info.

Përmes një deklarate, Bologna ka konfirmuar se trajneri ka leukemi akute të shpërndarë në meilodie.

Kjo do të thotë se leukemia fillon në qelizat meiloide para leukuemisë limfotike.

Mihajlovic ka nisur trajtimin me kimioterapi sot (e mërkurë).

Ai vazhdon të jetë në kontakt direkt me bashkëpuntorët e tij në kampin stërvitës Castelrotto./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme