Kombëtarja e Shqipërisë vijon përgatitjet në “Tropikal Resort” të Durrësit. De Biasi po implementon planin e vet stërvitor, ndërkohë që nga dita e sotme kanë nisur konferencat për shtyp edhe të lojtarëve.
Si për ditë të parë kanë dalë para gazetarëve dy kuqezinj, që luajnë në Itali dhe, për rrjedhojë, kanë njohje të shumta mbi kundërshtarin e 24 marsit.
Migjen Basha, pjesë e Barit në Serie B, ka nënvizuar: “Kur arrita në Torino ishte trajner Ventura, që drejton sot kombëtaren e Italisë. Nga Serie B u ngjitëm në Serie A dhe vetëm sezonin e dytë u kualifikuam në “Europa League”.
Aty shihet puna e mirë që Ventura ka bërë me lojtarë si mua, Darmian apo Immobile. Këtë ia kam borxh trajnerit Ventura dhe dua ta falënderoj për ato vite të mira të karrierës sime. Ventura është një trajner që i pëlqen ta sulmojë kundërshtarin.
Duhet të shohim edhe formacionin, që ai do të përdorë. Nëse luan me skemën 4-4-2, këto janë lëvizje që i bënte edhe te Torino, por me lojtarët që ka në dispozicion Italia mund të na krijojë probleme.
Kemi biseduar me De Biasin dhe më ka pyetur për disa gjëra, për mënyrën si luanim në Torino. Ventura është një trajner që mund të ndryshojë sistemin e lojës, lojtarët apo zgjedhjet, ndaj duhet të kemi kujdes. Kur e ke përballë një skuadër si Italia duhet të kesh kujdes nga të gjithë; nga mbrojtja, mesfusha e sulmuesit e saj.
Duhet të sakrifikohemi të gjithë. Në disa ndeshje jemi mbrojtur mirë dhe kemi kundërsulmuar. Kjo është forca jonë dhe kështu mund ta vendosim Italinë në vështirësi.
Të luajturit në Palermo, të them të vërtetën nuk e di nëse është penalizim për ne, apo diçka e mirë. Nëse ndeshja do të luhej në Milano, padyshim do të kishte më tepër tifozë shqiptarë, megjithatë mbështetja për kombëtaren tonë nuk ka munguar asnjëherë dhe askund”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...