Middlesbrough e ka kompletuar huazimin e portierit të Manchester Cityt, Zackary Steffen.
Mëngjesin e të martës, gardiani amerikan i ka kryer të gjitha formalitet për ta zyrtarizuar transferimin dhe pastaj i është bashkëngjitur ekipit në Morecambe.
27-vjeçari kishte nënshkruar kontratë katërvjeçare me Cityn në nëntor të vitit të kaluar.
Ai ka përvojë në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa për një sezon ka qenë i huazuar në Bundesliga te Fortuna Dusseldorf.
Njëherësh, Steffen i përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga grupmoshat U-18 dhe ka zhvilluar 29 ndeshje. /Telegrafi/
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...