Duke folur për Premier League Productions, Michael Owen ka thënë se Gabriel Martinelli është duke luftuar të nxjerrë më të mirën nga vetja e tij në këtë sezon.
“Unë mendoj se është e drejtë të thuhet se Gabriel Martinelli po lufton në Arsenal këtë sezon”, deklaroi ai.
“Atyre u pëlqen të sulmojnë më shumë në krahun e djathtë, dhe një tjetër gjë e madhe në këtë skuadër është se ata kanë humbur një lojtar të madh si Granit Xhaka, i cili ushqeu Martinellin shumë topa”.
“Kemi parë shumë video këtu vetëm për të treguar faktin se Martinellit po i mungon vërtet. Xhaka gjithmonë e ka kërkuar Martinellin me topa të gjatë”.
“Sapo Xhaka merrte topin, Martinelli u gjallëronte, ata patën atë lidhje, këtë sezon ai nuk e ka atë dhe ju keni Arsenalin më të dobët në krahun e djathtë”, ka shtuar Owen.
Martinelli ka qenë një hije e vetvetes së tij të mëparshme këtë sezon dhe mungesa e Xhakës në ekip nuk mund të jetë arsyeja e vetme pas rënies së formës së brazilianit.
Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar vetëm katër gola në 22 ndeshje për Topçinjtë në të gjitha garat, duke gjetur rrjetën një herë në 12 ndeshjet e tij të fundit. /Telegrafi/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë