Kapiteni i Manchester Unitedit, Michael Carrick do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit.
Trajneri portugez, Jose Mourinho konfirmoi se 36-vjeçarit i është ofruar një rol në stafin e tij dhe pritet që ai mesfushori anglez ta pranojë.
Carrick që nga muaji shtator nuk është paraqitur në fanellën e United, për shkak të problemeve me zemrën, kur u konstatua se ka rrahje të përshpejtuar të saj.
“Klubi do të ishte shumë i lumtur që ai ta bënte këtë. Edhe unë do të isha shumë i lumtur”, tha Mourinho.
“Pres që ai të na bashkohet. Mendoj se është një vendim i mirë për skuadrën dhe një vendim i mirë që të largohet para se të ketë ndonjë problem edhe më të madh”, përfundoi trajneri portugez.
Carrick, pesë herë kampion i Ligës Premier League, pati një sulm kardiak – një trajtim që synon kontrollin ose korrigjimin e ritmeve të ndryshme të zemrës anormale.
Carrick ishte transferuar në United në vitin 2006 pas dy vitesh qëndrimi te Tottenham Spurs. /arbresh.info/
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...