Michael Carrick, kapiteni i ri në Manchester United

08:55 | 6 Korrik 2017
Arbresh Info

Michael Carrick do të jetë zëvendësuesi i Wayne Rooneyt në rolin e kapitenit në Manchester United.

Lexo edhe: Cristiano Ronaldo takim sekret me drejtorin e klubit të madh evropian

Sulmuesit Wayne Rooney i është dhënë shiriti nga Machenster United në vitin 2014 pas largimit të Nemanja Vidic, transmeton portali arbresh.info. Por, duket që karriera e tij 13 vjeçare në Old Trafford do të përfundojë këtë verë.

Mediat angleze pretendojnë që Evertoni është në bisedime me “Djajtë e Kuq” për të rikthyer sulmuesin në skuadër.

Carrick është lojtari i dytë që i ka shërbyer më së shumti Manchester United pas sulmuesit 31-vjeçar dhe ‘The Sun’ pretendon që ai është zgjedhur si pasardhës i reprezentuesit anglez.

Lexo edhe: Sonte ndeshja Prishtina – Norrkoping

Mesfushori ka bërë më shumë se 450 paraqitje te “Djajtë e Kuq” qysh pas transferimit në vitin 2006 nga Tottenhami./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme