Michael Carrick ka dhënë konferencën e tij të parë për shtyp si menaxher i përkohshëm i Manchester Untied.
Carrick iu bashkua kapiteni, Harry Maguire në konferencën për shtyp të sotëm para ndeshjes së nesërme kundër Villarreal në kuadër të Grupit F në Ligën e Kampionëve.
Shefi i përkohshëm filloi duke bërë një deklaratë falënderuese për menaxherin në largim, Ole Gunnar Solskjaer, duke thënë se “ishte një kënaqësi absolute të punoja me të”.
Ai më pas vazhdoi duke thënë se skuadra tani ishte plotësisht e fokusuar në ndeshjen e nesërme kundër skuadrës spanjolle.
Maguire ishte i pari që iu drejtua një pytje – nëse ai mendonte se lojtarët e kishin zhgënjyer Solskjaer.
“Si një grup lojtarësh ne marrim përgjegjësi të madhe”, u përgjigj Maguire.
“Djemtë po japin gjithçka, djemtë duan të kenë sukses”.
“Por padyshim që rezultatet kohët e fundit nuk kanë qenë mjaftueshëm të mirë dhe djemtë marrin një pjesë të madhe të përgjegjësisë për këtë”.
“Ne duhet të gjejmë diçka brenda vetes për të gjetur atë fokus, për të gjetur atë mentalitet për të shkuar dhe për të marrë rezultatin që na nevojitet nesë në Ligën e Kampionëve”.
Carrick më pas u pyet për sa kohë mund të ishte në pozicionin e menaxherit të përhershëm.
“Mundësia ime, pozicioni im, jam duke e përgatitur ekipin për nesër mbrëma”, tha ai.
“E njoh shumë mirë stafin, ky klub ka qenë jeta ime për një kohë të tmerrshme që po kalojmë. Është sakrifica dhe përkushtimi që duhet të jap, pa marrë parasysh sa kohë zjgat, qoftë një lojë, qoftë dy ndeshje. Nëse është pak më e gjatë se kaq… për momentin nuk jam shumë i sigurtë, por kjo nuk është diçka që më shkon në mendje”.
Carrick më pas u pytet nëse ai do të ndryshonte ndonjë gjë taktikisht.
“Ne do të duhet të presim dhe të shohim me të vërtetë. Është e qartë se unë kam punuar me Ole për një kohë të gjatë dhe ne kemi besime shumë të ngjashme. Ne bëmë si lojtarë dhe bëjmë si trajner dhe menaxher”.
“Por, po sigurisht që unë kam personalitetin tim dhe është i ndryshëm nga Ole, por është shumë i ngjashëm”.
“Unë nuk po jam shumë për planet e mia, por jam shumë i qartë në mendjen time”, ka përfunduar Carrick.
Manchester United udhëton drejt Spanjës për përballjen me Villarrealin në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve./Arbresh.info
I kërkuari nga Saranda kapet në Tiranë
8 vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Jemi të gatshëm si lëvizje ...
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...