Google ADS

Mgbeike, shkëlqen në derbi dhe shpallet MVP

14:46 | 6 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Të shtunën u zhvillua java e nëntë në Superligën e femrave.

Derbi u zhvillua mes Bashkimit dhe Prishtinës, që përfundoi me fitoren e vashave prishtinase 70:90.

Basketbollistja më e mirë e ndeshjes ishte Sarah Mgbeike e Prishtinës me 39 pikë, 13 kërcime dhe tri asistime.

Ajo është lojtarja e ndeshjes dhe më e mira e kësaj jave, ndërsa nuk është hera e parë që shpallet MVP në Superligën e femrave.

Te prishtina, lojtarja më e dalluar ishte Christian Ellis me 25 pikë, 15 kërcime dhe gjashtë asistime.

Në pesëshen e javës ka hyrë edhe Jeta Zeka e Penzës me 19 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime, si dhe Alma Muzliukaj e Trepçës me 11 pikë, 18 kërcime dhe një asistim.

TOP 5:

Sarah Mgbeike (Prishtina) 39 pikë, 13 kërcime, 3 asistime.

Christian Ellis (Bashkimi) 25 pikë, 14 kërcime, 6 asistime.

Aisia Robertson (Prishtina) 15 pikë, 6 kërcime, 7 asistime.

Jeta Zeka (Penza) 19 pikë, 8 kërcime, 8 asistime.

Alma Muzliukaj (Trepça) 11 pikë, 18 kërcime, 1 asistim. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme